Pritet rritja e gjobave të trafikut, veçanërisht për rripin e sigurisë

Ligji i ri për Rregullat e Trafikut parasheh gjoba më të larta për ata që i shkelin rregullat e komunikacionit.

Qytetarët kanë qëndrime të ndryshme nëse ky ligj do të ndikoj në disiplinimin e shkelësve të ligjit.

Por, një eksperti i komunikacionit Lavdim Hamiti nuk sheh ndonjë ndikim nga ligji i ri.

“Sa i përket gjendjes në komunikacion nuk është që ka me pas ndonjë ndikim, edhe pse është rritë gjoba në këtë rast, nuk është që ka me pas diçka në ndikim edhe në parandalimin e aksidenteve. Në parandalimin e aksidenteve duhet të jetë rruga e vëzhguar me kamera”,  ka deklaruar Hamiti.

Këto janë gjobat që parashihen në Ligjin për Rregullat në Trafik i cili do të jetë në fuqi nga fundi i marsit:

– Nëse e përdorni telefonin gjatë ngasjes, do të ketë 100 euro gjobë dhe një pikë negative, nëse shkelja është për herë të parë,

– Nëse shkela është për herë të dytë,  200 euro gjobë dhe masa e ndalimit të drejtimit të mjetit për 3 muaj dhe 2 pikë negative

– Nëse shkelja është për herë të tretë, gjoba është  500 euro, ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj dhe 3 pikë negative

-Shkelësve të ligjit do t’u shqiptohen pikë negative dhe do t’i ndalohet drejtimi i mjetit për një kohë të caktuar, derisa gjoba për mosvendosje të rripit do të jetë 150 euro.

Go to TOP