EKONOMI

Priten investime në sektorin e bujqësisë… Ambasadori i Turqisë në Kosovë Çağrı Sakar takon Ministrin Mustafa

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot gjatë ditës priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar dhe Drejtorin e TIKA-së, Cihan Dinçer – përcjell Kosova.info

Gjatë takimit, ministri Mustafa i ka njoftuar me projektet, prioritetet e ministrisë, si dhe investimet që do të bëhen në sektorin e bujqësisë gjatë këtij mandati. Gjithashtu, ministri i MBPZhR-së ka falënderuar Ambasadorin e Turqisë për mbështetjen që ka dhënë shteti i tyre për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm në vendin tonë, duke përfshirë edhe sektorin e bujqësisë.

Në anën tjetër, Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar ka uruar ministrin Mustafa për detyrën si ministër dhe ka vlerësuar gatishmërinë e tij për bashkëpunim edhe më tej mes dy shteteve./Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483