Kosova

Prishtinë: Sulmuan dy persona dhe ikën në drejtim të panjohur, viktimat dërgohen në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se një lëndim i rëndë trupor ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, shkruan Kosova.info.

Dy viktimat meshkuj kanë raportuar se dy të dyshuar të panjohur i kanë sulmuar fizikisht dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483