Kombëtare

Prishtinë: Rruga “Gani Butka” do të mbyllet për qarkullim me 14 e 15 gusht

Komuna e Prishtinës, njofton se, me datën 14 e 15 gusht, rruga “Gani Butka” do të mbyllet për qarkullim për shkak të punimeve dhe sanimit të kanalizimit nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” .

“Luten qytetarët që e qarkullojnë këtë rrugë, të bëjnë devijimin e rrugës gjatë këtyre dy ditëve.

Ju faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin!”, thuhet në komunikatë. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.