Kosova
Prishtinë: Një grumbull i qenve endacakë sulmojnë një qytetar gjatë natës

Nuk janë të pakta rastet kur qytetarët në Prishtinë, sulmohen nga qentë. Shpesh nga sulmi i tyre e kanë pësuar edhe personat e moshuar, por edhe fëmijët.
Mbrëmë pas mesnate cak i sulmit të tyre ka qenë një qytetar.
Diku në një lagje të Prishtinës, një numër i madh i qenve endacakë e kanë sulmuar qytetarin, i cili duket se shpëton lehtë nga ky sulm.
“Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, kanë publikuar videon nga ky rast dhe kanë kërkuar nga komuna që të bëhet zgjidhje.