Kombëtare

Prishtinë, në një aksident trafiku përfshihen dy vetura dhe një autobus

Sot rreth orës 20:00, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, ku kanë qenë të përfshira tri automjete (dy vetura dhe një autobus).

Telegrafi mëson se si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.