Kosova

Prishtinë – Ishte duke ecur në rrugë, hajnat e sulmojnë dhe i marrin portofolin

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i grabitjes ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, shkruan kosova.info.

Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke ecur në rrugë, është ndaluar nga tre të dyshuar meshkuj, te cilët me forcë i kane grabitur portofolin me dokumente, njëzet euro para të gatshme dhe një telefon.

Të dyshuarit janë larguar ne drejtim te panjohur. Nuk raportohet për lëndime.