Kosova

Prishtinë – I keqpërdori fëmijët për pornografi, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i keqpërdorimit të fëmijëve për pornografi ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, shkruan Kosova.info.

Është arrestuar i dyshuari mashkull i huaj për kryerje të veprës penale të lartcekur.

Në cilësinë e provave janë sekuestruar: një llap top, një telefon mobil, një aparat fotografik dhe një SD kartë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.