Kosova

Prishtinë: hyri në lokal i armatosur, arrestohet

Një person është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, pasi dyshohet se ka hyrë në një lokal duke poseduar me vete armë zjarri.

Të njëjtit i është konfiskuar arma e zjarrit e tipit “Zoraki”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Është shoqëruar një person në stacionin policor veriu në Prishtinë. Të njëjtit i është gjetë një armë zjarri. Aktualisht personi është duke u intervistuar, dhe i njëjti do të procedohet më tej në koordinim me prokurorin e shtetit. Personit të dyshuar i është sekuestruar arma e tipit Zoraki si dhe fishekë”, tha Ahmeti.

Ndaj tij me rekomandim të prokurorit, është hapur rast për armëmbajtje pa leje.