Kosova

Prishtinë: Grabitje në një dyqan, policia jep detaje

Sonte rreth orës 20:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një dyqan në lagjen Mati 1, në Prishtinë.

Lajmi e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Gazetën Express, e cila bëri të ditur se nuk raportohet për të lënduar.

“Pas marrjes së informacionit, policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para dyshohet se grabitja është kryer ngado të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes, teksa nuk raportohet për persona të lënduar.

Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”, tha ajo.