Kosova

Prishtinë: Gjendet një mjet shpërthyes

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Prishtinë rreth orës 16:35 një person ka informuar se gjatë renovimit të banesës së tij kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes.

Sipas policisë, mjeti pastaj është tërhequr.

“Rr. Ilaz Kodra, Prishtinë 01.03.2021 – 16:35. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se gjatë renovimit të banesës së tij, kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësia për deminim e PK-së ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes. Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.