Kosova

Prishtinë: 73 raste të reja me COVID-19

Komuna e Prishtinës edhe sonte ka më së shumti raste të konfirmuara me të infektuar me coronavirus.

Janë plot 73 teste të qytetarëve të Prishitnës që kanë rezultuar pozitivë, sipas raportit të publikuar sonte nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Gjithashtu më shumë se nga 10 raste kanë pasur edhe komuna e Gjilanit, Pejës e Vushtrrisë.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 73 raste, komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Pejës 13 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, me nga 2 raste komunat: Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe me nga 1 rast komunat: Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Sipas po të njëjtit raport, nga 365 mostra të testimeve të kryera 183  persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në tërë vendin, kurse janë shëruar 57 pacientë.

Numri total i rasteve pozitive 3.886 raste nga 26.039 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 82 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Sot më 07 korrik 2020, janë shëruar 57 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.003 raste, kurse raste aktive 1.801. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483