Kronika e zezë

Prishtinasit plagos në kokë familjarin, i shkrepi arma aksidentalisht

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person i cili nga pakujdesia ka plagosur një anëtar të familjes.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku të dyshuarit i ka shkrepur aksidentalisht pushka ajrore.

Viktimës i është larguar predha dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është konfiskuar pushka ajrore dhe predha.