Kronika e zezë

Prishtinasi e raporton veten në Polici: Kam kultivuar bimë narkotike në shtëpi

Ditën e djeshme një person ka njoftuar se në shtëpinë e tij ka kultivuar disa bimë narkotike.

Njësit përkatëse policore në vendi ngjarje kanë gjetur edhe konfiskuar pesë bimë narkotike të llojit kanabis, një grinder dhe dy paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, të cilët kanë njoftuar se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë, 24.07.2021-10:00. I dyshuar mashkull kosovar ka njoftuar  se në shtëpinë e tij ka kultivuar disa bimë narkotike. Njësit përkatëse policore në vendi ngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar: pesë bimë narkotike  të llojit kanabis me gjatësi -5-90cm, një grinder dhe dy paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë . I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.