Show Biz

Prishtinasi e bën gruan për spital duke e rrahur

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë trajtimit të rastit të dyshuarit iu është konfiskuar një armë dhe një karikator me pesë fishek.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 22.02.2021 – 04:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë trajtimit të rastit është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë dhe një karikator me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.