SPORT

Prishtina triumfon ndaj Trepçës ‘89

Prishtina ka triumfuar 4:2 ndaj Trepçës ’89 sot në shtëpi, në ndeshjen e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Sabien Lilaj (12’ penallti), Leutrim Kryeziu (27’), Besnik Krasniqi (63’) dhe Gauthier Mankenda (67’) kanë realizuar për Prishtinën, ndërsa Sie Bismark (45+1’) dhe Ardit Muja (72’) për 89-in.