SPORT

Prishtina synon fitoren e tretë radhazi në ndeshje ndaj Gjilanit, formacionet zyrtare

Prishtina dhe Gjilani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Superligën e Kosovës.

Klubi më i trofeshëm nga Kosova është nikoqir i Gjilanit në ndeshjen e cila zhvillohet nga ora 13:30 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ekipi i drejtuar nga Zekirja Ramadani vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve radhazi ndaj Besës dhe Feronikelit, ndërsa synon të tretën radhazi.

Në anën tjetër, mysafirët e Gentjan Mezanit kanë dy barazime radhazi dhe synimi i tyre në këtë ndeshje është të mos humbin.

Sikurse Ramadani, ashtu edhe Mezani kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira.

Ky takim do të gjykohet nga Selim Isufi me asistentët Bujar Selimaj, Besnik Morina dhe gjyqtar i katërt Vigan Ibërdemaj.

PrishtinaHaxho; B.Krasniqi, Muça, Bekteshi, Mici; Zyba, Boshnjaku; Gavazaj, E.Kraniqi, Abazi; John.

GjilaniKoliqi; Frashëri, Fustar, Rapa, Fereira; Keita Aziz, Musolli, Hila; Kçiku, Nikaq, Hajdari.