SPORT

Prishtina bindëse në duel me Llapin, Drita arkëtoi një pikë në Drenas

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 15-të në Ipko Superligë.

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat bindës si mysafire, duke e mposhtur Llapin, me shifrat 4:1, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Futbollistët e Prishtinës kanë treguar njërën nga paraqitjet më të mira në këtë edicion, duke u shfaqur plotësisht dominues ndaj llapjanëve.

Golat për fitoren e 8-të në këtë edicion i shënuan Endrit Krasniqi (25’), Ahmet Haliti (32’), Ahmed Januzi (47’) dhe Armend Thaqi (71’), derisa golin e vetëm për llapjanët e shënoi Kastriot Selmani (75’).

Pas kësaj fitore, Prishtina ngjitët në kuotën e 27 pikëve dhe tani ka tri pikë më pak se Gjilani dhe Ballkani që kryesojnë tabelën, por që ndeshjet e kësaj jave i zhvillojnë nesër.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” ndërmjet Feronikelit dhe Dritës nuk pati as fitues e as gola.

Pas këtij barazimi Feronikeli mbetet në vendin e gjashtë me 23 pikë, kurse Drita është e treta me 28 pikë të grumbulluara. /Kosova.info/

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published.