SPORT

Prishtina po bëhet me fushë të golfit (Dokument)

Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës, ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e një mini-fushe të golfit në kryeqytet.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Prokurimit Publik, derisa vlera e kësaj kontrate është 39 mijë e 675 euro.

Lokacioni se ku do ndërtohet kjo fushë është caktuar në pishinën e Gërmisë, saktësisht pjesa lindore e saj.

Punimet i janë besuar biznesit individual të ‘Visar Kuçi B.I.’.

Image
Image

Shfaq më shumë