Kosova

Prishtina përsëri me ndotje alarmuese të ajrit

Pas përfundimit të stinës së verës, tashmë në Kosovë e kryesisht në kryeqytet kanë filluar problemet me ndotjen e ajrit, ani pse temperaturat vazhdojnë të jenë të larta.

Sikurse edhe viteve të kaluara, siç duket edhe këtë vit vlerat e ndotjes së ajrit do të jenë po të njëjtat.

Sot në kryeqytet në orët e mëngjesit, ajri ka qenë shumë i pashëndetshëm.

Sipas matësit të vendosur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ndotja aktualisht shënon nivelin prej 151 PPM.

Edhe pse viteve të kaluara ka pasur raportime të shumta madje edhe protesta për ndotjen e ajrit, akoma nuk është ndërmarrë asgjë për ta rregulluar këtë problem.

Kujtojmë se jo rrallë herë Prishtina u radhit si qyteti i parë në botë me ndotjen më të madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.