SPORT

Prishtina pa problem ndaj Trepçës

Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e pestë radhazi në Superligën e Kosovës në basketboll, duke mundur Trepçën me rezultat 105:71.

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për prishtinasit, pas asaj humbje në xhiron e parë nga Rahoveci, derisa mitrovicasit pësuan humbjen e katërt, kurse kanë një fitore.

Faktikisht ndeshjen më mirë e nisën mysafirët që e fituan çerekun e parë 23:27, por vendësit u kundërpërgjigjën në periodën e dytë, 29:15, kurse edhe më bindës ishin në periudhën e tretë 27:10.

Deri në fund nuk kishte ndryshime të mëdha dhe Prishtina regjistrohen fitoren e pestë në Superligë, duke qenë lidere.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.