Kombëtare

Prishtina nis mbjelljen e 1 milion luleve sezonale

Komuna e Prishtinës ka publikuar disa foto ku shihet se ka nisur mbjellja e luleve sezonale.

“1 milion lule sezonale do të mbillen sivjet në Prishtinë për të zbukuruar hapësirat e gjelbra, të cilat vazhdimisht po mirëmbahen e revitalizohen. Falënderojmë të gjitha ekipet e ndërmarrjes Hortikultura për punën e palodhshme në terren gjatë kësaj kohe”, thuhet në postimin e Komunës së Prishtinës.

Komuna shton se “neve na mbetet që të kujdesemi që të mos i dëmtojmë, t’i mbajmë pastër që të kemi ambient të shëndoshë rreth nesh. Vazhdo rri n’shpi që më shpejtë të e shijojmë pranverën e bukur në Prishtinë”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.