SPORT

Prishtina nënshkruan me Edmond Max Rugovën

Max Rugova (Foto: FC Prishtina/Facebook)

Edmond Max Rugova është lojtari më i ri i klubit më të trofeshëm kosovar, Prishtinës.

Prishtina ka vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit të ri 2019/20 në Superligën e Kosovës.

I fundit i transferuar nga klubi bardhekaltër është 19-vjeçari Edmond Max Rugova, djali i birit të legjendës, Edmond Rugova, ish-golgeteri i Prishtinës, drejtor i klubit dhe seleksionues i Kosovës.

Max është i lindur në Kansas të SHBA-ve më 17.02.2000, 188 cm i gjatë, sulmuesi i krahut dhe i qendrës ka luajtur në Sporting Kansas City dhe në U19 të Nurnberg më 2018/19 duke zhvilluar 16 ndeshje duke shënuar 1 gol, ndërsa ka qenë i grumbulluar edhe me U19 të Kosovës.

“Jam shumë krenar që do të jem pjesë e Prishtinës. Gjithmonë kam pasur dëshirë të jem në Prishtinë, sepse e di historinë e klubit ku ka luajtur babai im dhe e përsëris, kjo më bën krenar”.

Postimi i plote:

FC Prishtina3

Mirë se vjen Max në klubin e zemrës!
Edmond Max Rugova 19 vjeç – futbollist i ri i Prishtinës

Prishtinë, 14 gusht 2019 – Max Rugova është i biri i Edmond Rugovës, ish-golgeteri i Prishtinës, drejtor i klubit dhe seleksionues i Kosovës. I lindur në Kansas të SHBA më 17.02.2000, 188 cm i gjatë, sulmuesi i krahut dhe i qendrës ka luajtur në Sporting Kansas City dhe në U19 të Nurnberg më 2018/19 duke zhvilluar 16 ndeshje duke shënuar 1 gol. Max ka qenë i grumbulluar edhe me U19 t…Shiko më shumë

“Nuk dua të flas shumë për vete, megjithëse mendoj se jam shumë kreativ, duke e dashuruar driblimin dhe dëshirën, sidomos për asistime”.

“Ka disa ditë që jam me skuadrën, e njoh tani më ekipin, ka një trajner të respektueshëm dhe kam krijuar besimin se ky ekip mund ta fitoj titullin dhe shpresoj shumë të mposhtë edhe konkurrencën e madhe brenda skuadrës që edhe unë të mund të kontribuoj për suksesin e ekipit”, ka thënë Max Rugova për faqen zyrtare të klubit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.