Kombëtare

Prishtina ndriçohet nga fishekzjarrët, Shpend Ahmeti thotë se nuk është koha për festë

Kryeqyteti u ndriçua sonte për afro 20 minuta nga fishekzjarrë të shumtë, megjithatë ende nuk dihet se kush ishte organizatori i kësaj feste.

E gjithë kjo festë me fishekzjarrë ndodhi pikërisht në ditën kur u votua Qeveria e re e Kosovës, të cilën do ta udhëheq Lidhja Demokratike e Kosovës në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Listën Serbe e minoritetet tjera jo shumicë.

Deri tani ende nuk ka ndonjë konfirmim nga zyrtarët e LDK-së, nëse festa me fishekzjarrë është organizuar nga ata.

Në anën tjetër, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Twitter ka shkruar se tani nuk është koha për festë.