SPORT

Prishtina konfirmon: Qëndrim Zyba përfundon operimin me sukses

Prishtina ka konfirmuar se Qëndrim Zyba ka përfunduar operimin me sukses.

Klubi i Prishtinës ka konfirmuar se futbollisti, Qëndrim Zyba është operuar me sukses.

Zyba u lëndua në ndeshjen ndaj Ferencvarosit të cilën Prishtina e humbi në Groupama Arena të Budapestit në Hungari.

Operimi i Zybës u realizua nga Dr.Qerim Kida në Spitalin “Royal Medical” në Prishtinë.

Prishtina nuk e ka kumtuar kohën sesa do t’i mungojë Zyba skuadrës së Zekrija Ramadanit.