SPORT

Prishtina i bën thirrje diasporës për përkrahje në Luksemburg: Ta mbushim stadiumin prej katër mijë vendesh

Prishtina do të zhvillojë ndeshjen e rrethit të parë kualifikues të Europa League të martën.

Kundërshtar është skuadra nga Luksemburgu, Fola Esch, një skuadër mjaft serioze kjo.

Rrugëtimi i Prishtinës që filloi suksesshëm pas eliminimit të skuadrës nga Gjibraltari, Europa FC, me rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve prej 6-1, vazhdon menjëherë në Luksemburg.

Klubi ka bërë të gjitha përgatitjet përkundër vështirësive me dokumentacione për shkak të paisjes me viza e cila po shkakton probleme për klubet nga Kosova.

Stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja

Edhe pse koha e shkurtër për përgatitjet, forma e mirë me transferimet e reja dhe me skemën taktike 4-4-2 nga trajneri Mirel Josa që po funksionon në mënyrë të përkryer, është rritur edhe entuziazmi.

Klubi me anë të një postimi në faqen zyrtare të klubit i ka bërë thirrje gjithë diasporës që të ofrojë përkrahjen për Prishtinën në ndeshjen e parë që klubi i kryeqytetit e zhvillon në udhëtim.