Prishtina fiton Superkupën e Kosovës

Prishtina ka fituar Superkupën e Kosovës, pasi ka mposhtur me rezultatin 2-1 Ballkanin në finalen e luajtur në fushë neutrale në “Mardan Sports Complex” në Antalia të Turqisë.

Kryeqytetasit, që fituan Kupën e Kosovës sezonin e kaluar, mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të shënuar nga Sinani.

Prishtina dyfishon shifrat sapo fillon pjesa e dytë me Kryeziun. Ballkani mundohet të reagojë, por goli i Dulajt vjen shumë vonë dhe nuk mund të ndryshojë dot fatin e kësaj sfide.

Mbyllet 2-1 finalja e Superkupës dhe Prishtina fiton trofeun e parë sezonal të Kosovës, pasi arriti që të mposhtë kampionët në fuqi të Ballkanit.

Go to TOP