
Prishtina ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim të skuadra e Llapit.
“Bardhëkaltërit” fituan me rezultat 0 – 2, shkruan lajmi.net.
Ndeshja ishte e baraspeshuar me dy skuadrat që provonin të realizonin në portën kundërshtare.
Rastin e artë e kishte Llapi, por Ahmed Januzi nuk ia doli të shënojë nga pika e bardhë duke goditur shtyllën dhe dy skuadrat shkuan në pushime me rezultat të barabartë 0- 0.
Shifrat i zhbllokoi Endrit Krasniqi në minutën e 75-të, kurse fitoren e vulosi Leutrim Kryeziu në minutat shtesë (90+2).
Me këtë fitore, Prishtina mban pozitën e katër me 21 pikë, derisa Llapi qëndron në vendin e nëntë me tetë sosh.
add a comment