Kosova

Prishtina e përgatitur për festat e fundvitit, çdo natë muzikë në shesh

Komuna e Prishtinës duket se është përgatitur fort shumë që të rrëmbëj zemrat e qytetarëve e të kalojnë çdo natë jasht në sheshet e Prishtinës.

Sipas një njoftimit për 28 ditë rradhazi, në pritje të Vitit të Ri, në sheshe do të ketë  atmosferë të ngrohtë festive,  muzikë e aktivitete të ndryshme për të gjithë.

“Prishtina është gati!

Këtë dhjetor për 28 ditë e natë, në pritje të Vitit të Ri, të ofrojë atmosferë të ngrohtë festive,  muzikë e aktivitete të ndryshme për të gjithë. Nuk mungon as Tregu i Fundvitit!

Të gjitha do të ndoshin në dy sheshet kryesore të Prishtinës!

Zona 1 / Sheshi “Skenderbeu”

Me 25 shtëpiza, bredhi i madh dhe performancat e pasdites;

Zona 2 / Sheshi “Zahir Pajaziti”

Me 19 shtepiza dhe me performancat e mesdites dhe patinazhi.

Sonte prej orës 20:30, ju mirëpresim të gjithëve që së bashku të shënojmë fillimin e ditëve festive.

Labinot Avdiu DUO do te jetë me ne në natën e hapjes!”, njoftimi i Komuës./Indeksonline/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483