Kosova

Prishtina e “mbytur” në mjegull

Një mjegull e dendur ka kapluar tërë kryeqytetin, Prishtinën.

Shumë qytetarë kanë dërguar fotografi në adresë të portalit Koha.net, ku mund të vërehet që nuk shihet thuajse asgjë edhe në një distancë të vogël.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ditët e fundit në komunikatat e veta, ka paralajmëruar edhe ditë e net me mjegull.

Ndërkaq, edhe ajri mbetet në shkallë të lartë. Sonte është 195, dhe është e pashëndetshme. Kështu thuhet edhe në matjen e fundit të cilësisë së ajrit nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.