SPORT

Prishtina e Ballkani lëshojnë pikë, Drita në avantazh në garën për titull

Prishtina e Ballkani kanë fituar vetëm nga një pikë të enjten, kur u luajtën tri ndeshjet e fundit të xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina ka luajtur në Podujevë ndaj Llapit, ndërsa ndeshja u mbyll 1:1. Ahmed Januzi kaloi në epërsi Prishtinën në minutën e 25-të, ndërsa Mentor Zhdrella shënoi gol të bukur nga goditja e dënimit në minutën e 52-të për rezultatin përfundimtar, 1:1.

Prishtina është e dyta me 51 pikë. Por ky rezultat ka bërë që Drita të shkëputet në krye të tabelës. Drita prinë me 55 pikë. Gjilani i vendit të tretë po ashtu ka 51 pikë, ndërsa Ballkani renditet i katërti me 50 pikë.

Ballkani po ashtu ka lëshuar pikë të rëndësishme të enjten, në garën për titull. Është ndalur në barazim 1:1 në Ferizaj. Arbër Prekazi shënoi për Ballkanin në minutën e 17-të kurse një pikë Ferizaj e fitoi falë golit të shënuar nga Albin Krasniqi në minutën e 78-të.

Fitues nuk ka dhënë as ndeshja në mes të Feronikelit e Drenicës, që përfundoi pa gola. Drenica ka fituar pikë të madhe në garën për ekzistencë. Tani renditet e shtata me 35 pikë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.