Kosova

Prindi nga Gjilani e raporton të zhdukur vajzën në polici

Një prind nga Livoqi i Epërm i Gjilanit ka njoftuar policinë se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Policia thotë se po e heton rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR/Fsh. Livoq i epërm, Gjilan, 30.07.2021 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij, ështe larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.