Show Biz

Prindërit e cilës këngëtare janë prekur nga COVID-19?

Këngëtarja shqiptare zbulon se prindërit e saj janë prekur nga COVID-19

Këngëtarja ka treguar se prindërit tash janë duke u rikuperuar nga ky virus.

Bebe Rexha javë më parë kishte njoftuar se një mik i një miku të saj kishte ndërruar jetë pas infektimit me COVID-19, dhe kishte kërkuar nga fansat të respektojnë distancën sociale, shkruan DailyMail.

Bebe Rexha Rocks Chic Makeup and Dress at NYFW Event: See Photos

Gjatë ditës së enjte këngëtarja nga Dibra ka zbuluar gjatë një interviste se prindërit e saj janë prekur nga koronavirusi dhe tani janë duke u rikuperuar nga kjo sëmundje.

“Ata morën virusin, dhe për disa javë ishin shumë të sëmurë, dhe unë isha tejet e nervozuar”.

Bebe jeton në Los Angeles ndërsa prindërit i ka në New York dhe ajo tha se kishte menduar udhëtimin në New York për të qëndruar afër me ta.