Bota

Princ Charls flet për herë të parë pas shërimit nga Covid-19

Ditë më parë Princ Charles, djali i Mbretëreshës së Anglisë, i pari në rradhë për fronin britanik, u  testua për Covid-19 dhe rezultoi poztiv.

Ai e kreu karantinën në Skoci dhe të hënën ai e la pasi rezultoi i shëruar.

E së fundmi në një video të publikuar princi 71-vjeçar i Uellsit falenderoi stafin mjekësor dhe theksoi rëndësinë e të jetuarit me shpresë.

‘Pasi kalova koronavirusin, fatmirësisht me simptoma të lehta, e gjej veten në anën tjetër të sëmundjes,”– tha Princi britanik duke shtuar;

‘Kjo është një përvojë e çuditshme, frustruese dhe shpesh shqetësuese pasi je larg familjes dhe miqve të tu si edhe struktura normale e jetës të është hequr papritmas. Në një kohë kur po përjetojmë kaq shumë ankth, unë dhe bashkëshortja ime po mendojmë veçanërisht për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre në rrethana kaq të vështira dhe anormale si edhe për ata që duhet të durojnë sëmundjen, izolimin dhe vetminë.”