Kuriozitet

Prifti bëhet viral në rrjet, “lufton” COVID -19 me pistoletë me ujë të bekuar

Ky prift është bërë viral me mënyrën se si ai respekton distancimin social. Akoma më e veçantë është dhe mënyra se si ai vijon që të mbajë gjallë një traditë të lashtë fetare, bekimin e besimtarëve me ujë të bekuar.

70 vjeçari Timothy Pelc nga kisha St Ambrose Michigan vendosi që të veshë rrobat e priftit si dhe maskë me doreza e të spërkasë besimtarët që kalonin pranë kishës me ujë të bekuar.

Këtë ai ka zgjedhur ta bëjë përmes një pistolete me ujë. Gjatë kohës së pashkëve katolike, shumë besimtarë kalonin pranë kishës së tij, ndërkohë që Pelc i spërkaste ata me ujë të bekuar.

Fotot e tij u publikuan fillimisht në Twitter, dhe vetëm për pak kohë ato bënë xhiron e rrjetit ku pati shumë reagime pozitive.

70 vjeçari deklaroi për mediat lokale se ideja e për këtë mënyrë e mori nga një miku i tij i cili është mjek.

Në këtë mënyrë ai nuk thyen as masën e distancimit social.

Michigan është një ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi në ShBA ku deri më tani numëron 4,891 viktima.

Kisha St. Ambrose ka lidhur nga një fjongo blu në pemë për çdo viktimë të shkaktuar nga koronavirusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.