Prezentohet projekti për transformimin e hapësirave të Tulltores

U prezantua sot projekti për transformimin e hapësirave të Tulltores, e cila do të shndërrohet në një vend të artit, kulturës dhe teknologjisë.

Projekti, realizimi i së cilës do të nis shpejt, u përpilua nga studio e mirënjohur e arkitekturës Rafi Segal Architecture and Urbanism, i cili po ashtu dhe prezantoi gjithë projektin para të pranishmëve, do të rivitalizojë gjithë zonën e “Kodrës së Trimave”.

“Jam shumë i lumtur t’ju tregoj se projekti për transformimin e Tulltores në një qendër arti, kulture e teknologjie, do t’i japë shpirt të ri kryeqytetit, duke e rivitalizuar të gjithë zonën e Kodrës së Trimave” – deklaroi kryetari Rama.

Ndërsa, arkitekti i cili hartoi projektin, Rafi Segal, projektin “Tulltorja, Art – Tek” e konsideroi ndër më të rëndësishmin të tij, dhe u shpreh i lumtur që do të ndihmojë kryeqytetin t’ja kthejë shpirtin e gjallërinë kësaj zone.

Go to TOP