Hi Tech

Prezantohet telefoni i ri mobil i Motorolës, One Hyper, me pop-up kamerë

Gjatë disa viteve të fundit Motorola ka eksperimentuar me linjën e vet të telefonave One, e cila e zhduk dallimin midis nivelit të mesëm dhe më të lartë, ndërsa një model i tillë është One Hyper.

One Hyper është në thelb versioni më i lirë i smartphonit OnePlus 7 Pro. Ka një selfie kamerë pop-up falë të së cilës ekrani i tij 6.5 inçësh me rezolucion 2.340×1.080 pikselë nuk ka notch apo vrimë.

Image

Motorola thekson se One Hyper e mbështet “hyper mbushjen” prej 45W përmes portit USB-C, një nga më të shpejtët në treg.

Sa i përket specifikimeve të tjera, telefoni i ka 4 GB RAM, 128 GB memorie të brendshme, procesor Snapdragon 675 të Qualcommit dhe bateri prej 4,000mAh, shkruan KOHA Ditore. Motorola premton që bateria do të zgjasë 38 orë me përdorim të vazhdueshëm. Pajisja vjen me sistem operativ Android 10 të instaluar.

Image

Në pjesën e pasme janë dy kamera, ajo kryesore prej 64MP, si dhe kamera ultra e gjerë prej 8MP (118 shkallë). One Hyper ka softuer të zakonshëm të kamerës Motorola duke e përfshirë modin e natës dhe stabilizimin. Për fotografi selfie përdoret kamera pop-up me 32MP.

Çmimi i këtij smartphone është 399 dollar.