Kosova

Prezantohet raporti për tarifa të energjisë elektrike dhe të ujësjellësit

Sot mbahet tryezë e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ku do të prezantohet raporti i auditimit të performancës “Sistemi i Përcaktimit të Tarifave të Energjisë Elektrike, Termike dhe atyre të Ujësjellësit” .

Në tryezë janë të ftuar përfaqësues nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Autoriteti Rregullativ për Shërbimet e Ujit (ARRU), KRU “Hidroregjioni Jugor”, KRU “Hidrodrini”, KRU Mitrovica, Ngrohtorja Qendrore Termokos Prishtinë, Ngrohtorja Qendrore ‘Gjakova’, nga shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare.  

Tryeza është e hapur për publikun dhe ka karakter informues lidhur me përmbajtjen, gjetjet dhe rekomandimet e auditimit. Debati do të jetë i hapur për të gjithë pjesëmarrësit.