Kosova.info

Prezantohet “Molla e kuqe” nga Turqia, droni i cili mund të ndryshon konceptin e luftës ajrore

Rëndësia në ajër e dronëve turkë Bayraktar, veçanërisht ato të tipit TB2, filloi të kuptohej nga publiku i gjerë në konfliktin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, ku ky vend në saj të aleancës me Ankaranë mundi t’i përdorë ato duke shkatërruar mjetet e tipit sovjetik të Jerevanit.

Po aq të rëndësishëm, dronët turq po tregohen në fushëbetejën ukrainase, edhe pse aty kanë si rivalë dronët e ndërtuara nga Irani. Sukseset e dronëve i kanë hapur sytë shumë vendeve, rreth 24, që tashmë ndodhen në radhë për të blerë nga kompania turke modelet e tyre.

Me një kosto rreth 5 milionë dollarë, një dron TB2 mund të shkatërrojë mjete të cilësuara si të avancuara, tanke ose sisteme kundërajrore që kanë kosto shumë herë më të lartë.

Por tani kompania Bayraktar dëshiron të bëjë një hap më tej, që mund të ndryshojë përgjithmonë konceptin e superioritetit ajror në betejat e së ardhmes.

Bëhet fjalë për modelin Kizilelma, një dron bombardues që sipas projektuesve mund të shohë fluturimet e para vitin e ardhshëm. Me një kapacitet fluturimi që shkon deri në 900 kilometra në orë, droni emri i të cilit do të thotë “mollë e kuqe” mund të mbajë me vete më shumë se një tonelatë armatime.

Risia e këtij modeli, padyshim më i kushtueshëm se paraardhësit e të njëjtës kompani, është fakti se ai do të ketë një motor të mirëfilltë, duke e shndërruar praktikisht në një avion pa pilot. “Një ëndërr 12-vjeçare”, pohojnë projektuesit, që ditët e fundit kanë prezantuar një prototip i cili ka bërë xhiron e pistës, ende pa u ngritur në qiell.

Vlen të theksohet se motori në fjalë është ndërtuar falë bashkëpunimit me kompaninë ukrainase Ivchenko-Progress, të zyrtarizuar një vit para fillimit të konfliktit që ka vënë përballë Kievin me Moskën. Ky model mendohet se në të ardhmen mund të përdoret edhe nga vetë Shtetet e Bashkuara, nga momenti që ndër facilitetet dhe koston e reduktuar mund të niset dhe të zbresë jo vetëm nga aeroplanmbajtëset tradicionale.

escort mersin - izmir escort