KULTURË

Prezantohen projektet ideore për sallën koncertale në Prishtinë

Sot (e premte) në Komunën e Prishtinës, është bërë prezantimi i projekteve ideore për sallën koncertale.

Në garë kanë hyrë të gjitha projektet e studiove projektuese, të cilat i kanë përmbushur kriteret e konkurrimit.

Në prezencë të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, është bërë edhe propozimi i ideve të hartuara nga arkitektët, për sallën koncertale që do të ndërtohet në Prishtinë.

Salla koncertale do të zërë vend në objektin e ish-“Gërmisë” (ish-shtëpia e mallrave, përballë Teatrit Kombëtar).

Për këtë projekt janë ndarë 15.4 milionë euro nga Komisioni Evropian përmes fondeve IPA, dhe 250 mijë euro nga Komuna e Prishtinës.