Kombëtare

Preu dru në mënyrë ilegale, arrestohet një person në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i vjedhjes së pyllit ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Ferizaj, shkruan kosova.info.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili nga njësiti policor ishte hasur duke transportuar dru me traktor të cilat i kishte prerë në mënyrë ilegale në pronë publike.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse traktori me rimorkio së bashku me sasinë e druve janë konfiskuar për procedura të mëtejme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.