Kosova

Prestreshi njofton se ka autorizuar divizionin Anti-kartel për t’i hetuar tenderët e MSh-së gjatë pandemisë

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka njoftuar ka autorizuar divizioni Anti-kartel për të hetuar tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë të shpallur gjatë pandemisë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se kanë marrë të gjithë hapat e nevojshëm dhe se divizioni Anti-kartel në kuadër të AKK-së i ka pranuar dosjet.

“Ju njoftoj se AKK pistën hetimore do ta orientojë vetëm tek aspekti i BIDRIGGING apo manipulim me oferta. BidRigging është vepër penale vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me arritjen e Marrëveshjeve Vertikale ndërsa BidRigging që bie në kompetenca të AKK-së është kur kemi të bëjë me arritjen e Marrëveshjeve Horizontale”, ka shkruar ai.

Prestreshi thtotë se bidrigging me marrëveshje vertikale në tenderët publik i trajton Prokurori përkatës dhe Bidrigging me marrëveshjet horizontale i trajton Autoriteti.

Ministria e Shëndetësisë në fund të prillit ka deklaruar se iu ka bërë thirrje që nga fillimi i pandemisë Covid-19 të gjitha organeve mbikëqyrëse të Prokurimit Publik, Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe Policisë së Kosovës-Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike që të hetojnë çdo shkelje të mundshme në procedurat e prokurimit publik ku autoritet kontraktues është kjo ministri.​

Leave a Reply

Your email address will not be published.