Kosova

Presidentja Osmani viziton Junikun

Komuna e Junikut sot shënon “Ditën e Kuvendit të Junikut”.

Me këtë rast Presidentja Vjosa Osmani në ora 10:30 do të bëjë homazhe pranë lapidarit të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të Junikut.

Ndërsa në orën 11:00, Osmani do të marrë pjesë në Akademinë Solemne me rastin e shënimit të 109 vjetorit të Kuvendit të Junikut 1912.

Agjenda:

Ora 10:00 – Homazhe pranë lapidarit të heronjëve, dëshmorëve dhe martirëve;

Ora 11:00 – Akademia Solemne;

Ora 12:00 – Dhurimi i librave Bibliotekës “Din Mehmeti”;

Ora 14:00 – Marshi “Kuvendi i Junikut” në Bjeshkët e Junikut.

Kuvendi i Junikut u mbajt më 21-25 maj 1912 në Junik. Udhëheqësit e forcave kryengritëse ndien nevojën e bashkërendimit dhe organizimit të kryengritjes në shkallë kombëtare, prandaj i drejtuan një thirrje popullit shqiptar për tu bashkuar nën drejtimin e një komiteti të vetëm kombëtar.