Bota

Presidentja e KE: Sot filloj vizitën time në Ballkanin Perëndimor me një mesazh të qartë

Presidentja Ursula von der Leyen njoftoi mëngjesin e sotëm në Twitter për vizitat dhe qëllimin e tyre në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Sot filloj vizitën time tek gjashtë vendet tona partnere të Ballkanit Perëndimor përpara Samitit tonë javën e ardhshme.

Mesazhi im është i qartë: ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane dhe jemi duke e përgatitur atë pikërisht tani. Duke e kapërcyer COVID-in së bashku, duke investuar në mënyrë strategjike, duke u dhënë mundësi të rinjve tanë.”