Video

Presidenti Thaçi tregon dominimin dhe efikasitetin e tij edhe në futboll

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, krahas obligimeve shtetërore gjen kohë edhe për lojë futbolli, ku gjithashtu është i sukesesshëm dhe “dominues”.

Thaçi, në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku poston aktivitetet e tij shtetërore, ka postuar edhe një video nga një aksion i tij i suksesshëm në një lojë futbolli me miq.

Madje, lojtarët kundërshtarë janë treguar miqësor në aksionin e presidentit, duke mos provuar ta pengojnë që të shënonte gol.

“Pak ç’lodhje me miqtë. Futbolli edhe më tutje sporti më i preferuar”, ka shkruar Thaçi në postimin e tij në Facebook.