Kosova

Presidenti Thaçi thërret Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur mbledhjen e parë të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës për datën 24 dhjetor, me fillim nga ora 9:00.

Në njoftimin për media të presidencës, thuhet se ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 66 (3) dhe nenit 84 pika (3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, si dhe duke marrë parasysh Njoftimin e datës 27.11.2019 të KQZ-së për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

“Kryetari dhe Kryesia e Legjislaturës së Gjashtë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi, do të përgatisin propozimin e rendit të ditës për Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e presidencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.