Kosova

Presidenti Thaçi reagon pas tërmetit në Turqi

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas tërmetit shkatërrues në Izmir të Turqisë.

Thaçi ka shkruar se Kosova qëndron krah qeverisë dhe popullit turk.

“Thellë i pikëlluar nga ngjarjet tragjike në Izmir të Turqisë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Kosova qëndron pranë popullit dhe qeverisë së Turqisë në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Thaçi.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur para pak minutash Turqinë, në qytetin Dode Dodekaneze, ku lëkundjet janë ndjerë deri në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa.

Epiqendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si İzmir Karabağlar. Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, AFAD njoftoi intensitetin e tërmetit si 6.9, ballë i shkallës Rihter.

Nga pamjet që vijnë nga Turqia, bëhet fjalë për një katastrofë të madhe, edhe pse për momentin flitet për dëme të mëdha materiale dhe jo për viktima.

Këshilli i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave deklaroi se tërmeti ishte 6.6 i shkallës rihter dhe epiqendra e tij Deti Egje. Tërmeti është ndier deri në ishujt grekë të detit Egje./Express/