Kosova

Presidenti Thaçi për Kurtin: Edhe sot kishte refuzim, në tri takimet që ia rekomanduam (Video)

Pasi që Kryeministri Albin Kurti nuk iu përgjigj ftesave të Presidentit Thaçi, ky i fundit ka dalë në një konferencë për shtyp – shkruan Kosova.info

Nëpërmjet kësaj konference Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, s është munduar që ta sensibilizojë opinionin publik për situatën e krijuar në vend.

Siç dihet, me gjithë presionin amerikan ‘Qeveria Kurti’, nuk ka lëvizur nga strategjia e saj e zgjedhur për taksën. Por ky ri-pozicionim politik, sipas presidentit, mund t’i kushtojë shumë vendit. Ai e ka këshilluar Kryeministrin Albin Kurti që “ të mos vonohet në vendimmarrje”, ose të ndërmarr ndonjë vendim i cili “e çon vendin në një drejtim të gabuar historik!”

Sipas tij, ne nuk kemi alternativë tjetër veç BE-së.

Për sa i përket raporteve me ShBA-të ai ka theksuar se: “Të gjithë liderët vendorë janë të zëvendësueshëm, raportet me ShBA nuk mund të zëvendësohen.”

Ndiqeni të plotë konferencën:

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/2770217886419045/

Shfaq më shumë
//chooxaur.com/4/3473483