Kosova

Presidenti Thaçi me rastin e 50 vjetorit të themelimit të UP-së

Sot mbahet ceremonia kryesore me rastin e 50 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës. Me këtë rast, Presidenti Hashim Thaçi ka postuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, një mesazh inkurajues për stafin akademik – përcjell Kosova.info

Ja postimi i plotë:

“Sot Universiteti i Prishtinës kremton 50 vjetorin e themelimit.

Gjysmë shekulli jetë akademike në shërbim të emancipimit, arsimimit dhe modernizimit të shoqërisë sonë.

Universiteti i Prishtinës luajti rol historik në ngritjen e vetëdijes sonë kombëtare dhe politike në tri dekadat e shekullit të kaluar.

Ky institucion i dijes dhe rezistencës dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Në 50 vjetorin e themelimit shprehim respekt dhe konsideratë të thellë për të gjithë pedagogët, drejtuesit, punëtorët dhe studentët që kontribuuan në forma të ndryshme, jo vetëm në forcimin e dimensionit themelor akademik të UP-së, por edhe të ndikimit të tij pozitiv në rrafshin kombëtar, politik dhe shoqëror.

Sot, kur shënohet solemnisht 50 vjetori i UP-së, studentëve, profesorëve dhe gjithë stafit akademik iu shprehim urimet më të sinqerta me besimin se fillimi i gjysmë shekullit vijues do të jetë edhe më i suksesshëm në sfidat e Kosovës së shekullit 21.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.