OPINION

Presidenti Thaçi kërkon Burgosjen e Kryeministrit Albin Kurti

Sot u zyrtarizua kërkesa që lakejt e PDK -së po e trumpetonin tani e disa javë gjithandej Kosovës duke kërkuar Burgosjen e Albin Kurtit si pjesë e luftës speciale kundër VVs.

“Hirësia e Tij” elPresidente + Paria e Vjetër kundër Parisë se Re

Presidenti Thaçi në mes rreshtash në paraqitje nga Oda Ekonomike e Kosovës kërkon Burgosjen e Kryeministrit Albin Kurti duke tentuar ta frikësoj popullin e Kosovës me togfjalëshin se Ka Ardhur Koha që Kurti të Ballafaqohet me Drejtësinë, togfjalësh ky që tregon për një tentativë të re disa ditë para vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila tregon haptas se Presidenti është duke u bërë gati për të tentuar burgosjen e Kryeministrit Kurti.

Orvatje e tij që ta ndryshoj opinionin publik me luftë speciale kundër VV -së është vetëm dëshmi e radhës se para kapitullimit Presidenti i Shtetit është i gatshëm ti bëjë të gjitha akrobacitë për të mbetur në pushtet.

“Te Lumtë” elPresidente

Ajo që si duket po harron “Hirësia e Tij” dhe Paria e Vjetër e Kosovës është që Koha Ka Ardhur që e Vjetra të shkoj dhe Paria e Re ta drejtoj Kosovën drejt zhvillimit ekonomik.

Siç me të drejt po e theksojnë edhe të tjerët, Çdo paraqitje publike e “Hirësisë së Tij” po e rrit përqindjen e VVs, prandaj të Lumtë elPresedente.

Kosova nji herë e përgjithmonë duhet të ndahet nga mendësia kleptokratike e kapjes së shtetit dhe mbajtjes së Kosovës si pronë private.

Shteti i së drejtes duhet të ndërtohet pa dalime dhe pamvarsisht nga i kanë shputat Paria e Vjeter.

Windows ‘98 vs Quantum

Ajo që ka mbretëruar tani e 21 vite prej mbasluftës së ‘98-99 është mendësia se Kosova është pronë e Kumanirave, pra, ka ardhur koha që ajo mendësi të çrrënjoset urgjentisht.

Në terminologji teknologjike krahasimore do ti binte sikur të vazhdohej ndërtimi i Shtetit të Kosovës me Windows ‘98 ndërsa Paria e Re është duke punuar me qasje Quantum, cilën do ta preferonit Ju?!

Në vend të akrobacive të reja dhe orientimit vetëm drejt mbajtjes së pushtetit me çdo kusht Kumanirat + Paria e Vjetër më mirë le ta orientojnë energjinë e tyre drejtë mbrojtjes para drejtësisë nga Qeveria Kurti2.

Vetingu, shteti i së drejtës, lufta kundër korrupcionit janë vetëm disa nga shumë kërkesa të EUs si domosdoshmëri për integrimin Europian.

Shkruan: Rexhep Myftari

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483